Kosova U-19 me përmbysje mundi Izraelin

Kosova U-19 ka fituar 2:1 takimin kundër moshatarëve të tyre të Izraelit, të vlefshëm për eliminatoret e Europianit.

Një sukses me përmbysje nga ana e Kosovës U-19, pasi ishin izraelitët që shënuan të parët me anë të Almog në minutën e 32-të.

Por përfaqësuesja e Kosovës edhe përkundër këtij disavantazhi nuk u dorëzua dhe luajti lojën e saj, ndërsa përmbysja erdhi që në pjesën e parë, duke iu falënderuar heroit Kryeziu, i cili shënoi dy gola të shpejtë në minutat 41-të dhe 44-të.

Në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi dhe Kosova U-19 arriti të ruante rezultatin 2:1 deri në fund të takimit duke marrë kështu tri pikët e para pas dy ndeshjeve të zhvilluara në grupin e 6-të, ku bëjnë pjesë edhe Austria dhe Lituania.

Austriakët në ndeshjen e zhvilluar sot, mundën Lituaninë me rezultatin 2:0, duke vazhduar kryesimin e grupit me 6 pikë, 3 më shumë se Kosova dhe Izraeli që ndodhen në pozitat dy dhe tre.

Ndeshjen e rradhës përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë si vendas kundër Lituanisë me datë 09 tetor, teksa po të njëjtën ditë Izraeli do të mirëpret Austrinë në derbi ndeshjen e këtij grupi.

Leave a Reply