Hejnkes: Te Bajerni u ktheva pasi zemra thoshte “PO”

Trajneri i pensionuar, Jup Hejnkes edhe zyrtarisht është emëruar në postin e trajnerit te Bajerni i Munihut, duke zëvendësuar në këtë post italianin, Karlo Ançeloti.  Strategu 72-vjeçar me “bavarezët” ka firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2018, ndërsa kjo do të jetë hera e katërt që në karrierën e tij do të drejtojë Bajernin e Munihut.

Ai do të marrë drejtimin e skuadrës më 9 tetor, në ditën ku do të nisë përgatitjet për ndeshjen e javës së 8-të ndaj Frajburgut, e programuar për datën 14 tetor.

“Nuk do të rikthehesha në një klub tjetër në botë, por Bayerni është një zgjedhje zemre për mua”, ka thënë strategu i ri i Bayernit.

Asistentët e tij do të jenë Peter Hermann dhe Hermann Gerland.

Leave a Reply