Nuk u aktivizua fare ndaj Lituanisë, ja veprimi i Zhegrovës pas ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore të thellë në miqësoren e mbrëmshme kundër Lituanisë. “Dardanët” triumfuan me rezultatin e thellë 4:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa Edon Zhegrova në këtë pëballje ishte vetëm një rezervist i pa shfrytëzuar nga seleksionuesi, Bernard Çallandes.

Zhegrova pas ndeshjes festoi fitoren me kapitenin Samir Ujkani, të cilin e uroi për fitoren e madhe.

Ylli i Dardanëve përkundër se ishte një miqësore, duket se nuk ka arritur ta bind trajnerin Çallandes që t’i dhurojë minuta yllit të Bazelit.

Kujtojmë që Samir Ujkani nis takimin nga minuta e parë, pas përjashtimit të Aro Muriç për arsye disciplinore, ku fillimisht u raportua se kishte pasur një konflikt mes tij dhe Edon Zhegrovës.

 

Leave a Reply