Luka Modriç barazoi një rekord te Kroacia, gati të thyej atë së shpejti!

Kroacia ciklin e ri eliminatorë, të vlefshëm për eliminatoret e Botërorit, “Qatar 2022”, e nisi me disfatë, pasi u mund në derbin ballkanas nga Sllovenia me rezultat minimal, 1:0. Lovriç ishte autorë i golit të vetëm për sllovenët në këtë përballje, të cilën Luka Modriç do e mbajë mend gjatë kohë.

Ylli i Real Madridit arriti që të barazohet me kapitenin legjendar të kroatëve, Dario Srna. Që të dy shiritin e kapitenit e kanë mbajtur në plotë 134 ndeshje, ndërsa këtë rekord, Modriç mund ta thyejë që në ndeshjen e ardhshme ndaj Qipros më 27 mars.

Leave a Reply