Pas ndeshjes midis Interit dhe Sassuolos në Serie A, që u anulua për shkak “Covid 19”, për arsye të njëjtë mund të anulohet edhe një ndeshje tjetër, këtë herë në La Liga. 6 futbollilstë të Real Valjadolid kanë rezultuar pozitiv me “Covid 19”, sipas “Diario Sport”.
Përveç kësaj, disa nga futbollistët që kishin rezultuar negativ në testimet e kryera, po shfaqin simptoma të virusit.
E gjithë kjo mund të sjellë edhe deri në anulimin e takimit të javës së 29-të midis Barcelonës dhe Valjadolidit, që në program është me datë 5 prill.
Barcelona nuk do të ketë asnjë ndeshje deri në atë datë, ndërsa vetëm 5 ditë më vonë (10 prill), katalunasit do të zhvillojnë derbin e përjetshëm kundër Realit të Madridit, ndryshe e njohur si “El Clasico”.