Pse Ronaldo nuk dëshiron t’i shkëmbejë fanellat me lojtarët e Romës!?

Kristiano Ronaldo pa dyshim se është një ndër futbollistët më të mirë që ndonjëherë ka njohur Bota e futbollit. Për këtë arsye fanellën e yllit portugez që aktualisht luan me Juventusin, e kërkojnë shumë futbollistë kundërshtarë, qoftë ajo para ndeshjes, apo edhe pas saj. Ai një gjë të tillë bënë me kënaqësi, por të dielën kur Juventusi luan me Romën, Kristiano Ronaldo mund të mos e bëjë këtë gjë.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka një mospëlqim të madh ndaj “ujqërve” nga Roma, ndërsa një gjë e tillë zgjatë që nga koha kur ai luante për Mançester Junajtedin.

“Djajtë e Kuq” u përballën me Romën në Ligën e Kampionëve në vitin 2007 dhe anglezët e fituan ndeshjen e dytë 7:1, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 8:3 në total. Që nga ajo ndeshje Ronaldo nuk ka pëlqim të madh për Romën, sidomos për lojtarët e asaj kohe.

“Kur ishte 6:0, ata më kërkuan të ndalesha, një kundërshtar më lutej që të ndaloja e të mos e dribloja. Të tjerët më kërcënuan se do të më lëndonin”.

“Roma? Nuk ka asnjë lojtar me të cilin do të shkëmbeja fanellën”, ishte rrëfimi i tij në dhjetor të vitit 2018.

Ronaldo do të jetë në gjendje të ritregojë rivalitetin e tij me Romën këtë javë, pasi “Zonja e Vjetër” udhëton drejt ”Olimpikos” të dielën, drejt rrugës së tyre për titullin e nëntë rresht në “Serie A”.

Sezonin e kaluar 34-vjeçari shënoi 21 gola në 31 paraqitje, që ishte edhe viti i tij i parë në futbollin italian. Sezonin aktual, Ronaldo po tregohet edhe më efikas, pasi në 15 ndeshje ka shënuar 13 gola, mirëpo edhe kjo nuk i mjafton yllit portugez që të jetë lider në listën e golashënuesve në “Serie A”, aty ku me 19 gola udhëheq sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile, ndërsa në vendin e dytë para tij ndodhet sulmuesi i Interit, Romelo Lukaku, që ka 14 gola.

Leave a Reply