Vertongen përjeton tmerr, 4 hajdutë tmerrojnë familjen e belgut

Jan Vertonghen ka përjetuar tmerrin gjatë mbrëmjes së kaluar. Katër persona të armatosur janë futur në shtëpinë e yllit të Totenhamit, derisa ky i fundit po qëndronte bashkë me dy fëmijët dhe gruan e tij.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 21:00, kurse policia është duke vazhduar investigimet.

Personat thuhet të kenë qenë të maskuar dhe të armatosur me thika.

Ata kishin kërkuar para të gatshme nga futbollisti i Totenhamit, që për fat të mirë ka kaluar pa ndonjë lëndim.

Leave a Reply