Liverpulli gati të largojë 4 futbollistë, në mesin e tyre edhe Shaqirin!

Xherdan Shaqiri në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga Liverpulli. Ylli shqiptar mund të mos qëndrojë edhe gjatë kohë në “Enfilld Roud”, aty ku nuk po kalon aspak momente të mira.

Shaqiri këtë edicion në Premierligë ka zhvilluar vetëm 6 ndeshje, duke realizuar 1 gol. Ai pjesë e skuadrës së Jurgen Klop është që nga vera e vitit 2018-të, mirëpo si duket tashmë ka ardhur koha që të largohet nga skuadra e Liverpullit, për të cilën ka zhvilluar gjithsej 40 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola.

Mirëpo Shaqiri nuk është emri i vetëm që mund të largohet së shpejti nga Liverpulli, pasi sipas “Liverpool Echo”, një gjë të tillë pritet të bëjnë edhe Dejan Lovren, Nathaniel Clyne dhe Adam Lallana.

Me këto lëvizje drejtuesit e skuadrës kampione të Europës synojnë të bëjnë vend për transferime të reja.

Leave a Reply