Ronaldo vjen me një gjest të madh, hotelet e tij i kthen në spitale

Bamirësia është gjithmonë e bukur, por mbi të gjitha kur bëhet nga personazhet publikë, të cilët janë shembuj edhe për shumë njerëz të tjerë.

Një prej tyre, që tashmë në shumë raste e ka dëshmuar veten, është dhe ylli portugez i Juventusit, Kristiano Ronaldo. Ky i fundit ka vendosur që hotelet e tij në Portugali t’i kthejë në spitale, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Gjithashtu, 35 vjeçari do të paguaj pagat e mjekëve dhe infermierëve që do të shërbejnë në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Hotelet që do të kthehen në spitale do të mund të përdoren falas, shkruan “Marca”.

Ditë më parë, CR7 shkruante në rrjetet sociale se duhet dëgjuar autoritetet për të mbrojtur jetët tona.

Sot, ai ka marrë këtë hap të madh, duke i dalë në ndihmë qytetarëve të Portugalisë. I madh në fushat e futbollit, por edhe jashtë tyre.

Leave a Reply