Besir Demiri ndjekë nga tribunat Maqedoninë U21 (FOTO)

Futbollisti i Vardarit Besir Demiri ka qenë sot prezent në tribunat e kompleksit “Petar Milloshevski”  pranë FFM-së për të ndjekur ndeshjen eliminatore të Evropianit 2019 për të rinjë ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë.

Kampionati këtë fundjavë ndodhet në pushim për shkak të ndeshjeve eliminatore për Botërorin 2018, ndërsa Demiri ka përzgjedhur njërën prej ditëve të lira ta shfrytëzojë në përkrahje të të rinjëve të Maqedonisë, të cilët sot zhvilluan ndeshjen e dytë të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian U21 që do të mbahet në vitin 2019 në Itali.

Kujtojmë që Demiri është pjesë e historisë së kësaj përfaqësuese, të cilët këtë verë luajtën për herë të parë në Evropianin për të rinjë që u zhvillua në Poloni. Përveç 22 vjeçarit, në ndjekie të gjeneratës së re të U21, kishin ardhur edhe shumë futbollist tjerë të kampionatit vendor, në mesin e tyre edhe shqiptarët tjerë si Muharem Bajrami, Suat Zendeli e trajneri Ardian Nuhiu.

Ndryshe, ndeshja Maqedoni-Serbi u mbyll me rezultat 0:2.

Leave a Reply