Pas Shkëndijës, edhe Drita e Gjilanit përshëndetet me garat e Liga Europa (VIDEO)

Pas Shkëndijës, me ndeshjet e Liga Europa u përshëndet edhe Drita e Gjilanit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu u mposht me rezultatin 2:0 në transfertën në Poloni ndaj Legia Varshavës.

Që të dy golat skuadra e njohur polake i shënoi gjatë pjesës së parë, me Wszolek në minutën e 24-të dhe Pehkart në minutën 43-të.

Drita e Nuhiut tentoi në pjesën e dytë, por ishte e pafuqishme ndaj skuadrës polake, e cila mjaft mirë administroi lojën deri në fund dhe me meritë u kualifikua për në fazën “play-off” të Liga Europa.

Për një vend në grupet e Liga Europa, Legia e Varshavës do të luftojë me ekipin e Karabagut nga Azerbejxhani.

Leave a Reply