Spanjës i mjaftuan 27 minuta për të mundur Shqipërinë (VIDEO)

Spanja ka shkëlqyer gjatë 45 minutave të para, që i mjaftuan për të mundur bindshëm Shqipërinë me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.

“Furia e Kuqe” shpërtheu gjatë 27 minutave të para të ndeshjes, kur edhe i shënuan që të tre golat.

Golin e parë Spanja e realizoi në minutën e 16-të me autorë Rodrigo, teksa Isko në minutën e 24-të dyfishoi në 2:0 pas një asisti të shkëlqyeshëm nga ana e Koke. Nuk vonoi shumë dhe vetëm tre minuta më pas “iberikët” realizuan edhe golin e tretë, kësaj rradhe me autorë Tiago Alkantara, i cili që në ato momente ju dha fund shpresave të Shqipërisë, e cila u ringjallë vetëm pasi i pranoi këto tre gola.

Ishte një traversë e Llullakut gjatë pjesës ajo që dridhi në një moment zemrat e tifozëve spanjoll, teksa në pjesën e dytë Armando Sadiku edhe njëherë tjetër goditi traverzën e spanjollëve, të cilët në fund ia dolën të shënojnë një fitore komode, edhe pse nuk do ishte e pamerituar nëse Shqipëria nga Alikante do të kthehej të paktën me një gol të shënuar në rrjetën e De Geas.

Për Spanjën ishte kjo fitorja e 8-të nga gjithsej 9 përballje të zhvilluara, duke kryesuar bindshëm  tabelën e klasifikimit në grupin “G” me 25 pikë, 5 më shumë se Italia e vendit të dytë që sonte u ndal në Torino nga Maqedonia.

Shqipëria edhe përkundër kësaj disfate mbetet në pozitën e tretë të këtij grupi me 13 pikë, një më shumë se Izraeli që ndodhet në pozitën e katërt. Izraelitët sonte mundën në transfertë Lihtenshtejnin me reuzltatin minimal 1:0.

Leave a Reply