Ndodhi edhe kjo në Spanjë! Në mes të ndeshjes “arrestohet” Kristiano Ronaldo (VIDEO)

Ndeshja e javës së tetë në elitën e futbollit spanjoll midis Getafes dhe Real Madridit regjistroi një “pushtim fushe” mjaft të veçantë, pasi në fund episodi u mbyll me arrestimin e Kristiano Ronaldos nga ana e policisë. Megjithatë nuk bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon e vërtetë, por sozinë e tij, i cili zgjodhi të shkonte të takonte portugezin në mes të takimit.

Në minutën e 22-të të ndeshjes që u zhvillua në “Coliseum Alfonso Perez”, arbitri kryesor Munuera sinjalizoi për një ndërprerje të lojës, pasi vuri re se një person i veshur me kompletin e Real Madridit kishte hyrë në fushë pa u vënë re.

Djaloshi shkoi me shpejtësi te Kristiano Ronaldo, numrin e të cilit mbante në fanellë dhe pasi shkëmbeu disa fjalë me të, u largua nën shoqërimin e policisë, shumë i lumtur që ia kishte dalë me sukses të takonte idhullin e tij.

Leave a Reply