Kavani prishi parashikimin e Lorik Canës

Mbrëmë në elitën e futbollit francez u zhvillua derbi midis Olimpikut të Marsejës dhe Paris Sen Zhermenit. Para fillimit të ndeshjes drejtuesit e skuadrës vendase kishin vendosur të nderojnë dy ish futbollistët e tyre, Lorik Canën dhe Xhibril Sisen, të cilët shkelmuan topin të parët për të paralajmëruar derbin e madh të javës së  10-të që dhuroi spektakël dhe plotë 4 gola të shënuar, nga dy në secilën anë.

Kapiteni legjendarë i Kombëtares shqiptare, që gjatë karrierës së tij kishte pasur nderin të veshë fanellat e të dyja këtyre skuadrave kishte parashikuar edhe epilogun përfundimtarë të këtij takimi. Sipas Lorikut ndeshja midis Olimpikut të Marsejës dhe  Paris Sen Zhermenit duheshe të ju takojë vendasve me rezultatin 2:1, rezultat ky që ishte valid deri në minutën e 93-të, atëherë kur në skenë doli uruguaiani Edinson Kavani dhe me një super gol nga gjuajtja e lirë bëri që parashikimi i Canës të mos realizohet.

 

Leave a Reply