Shkëndija barazoi, Shkupi dhe Renova në disavantazh pas 45 minutave të para (VIDEO)

Pas 45 minutave të para të shkëlqyeshme në Tetovë, Shkëndija dhe Rabotniçki shkuan në dhomat e xhveshjes me rezultatin e barabartë 1:1, njofton “infOSport.mk”. Të pranishmit në stadiumin e qytetit të Tetovës me siguri se kanë mbetur të kënaqur nga ajo që u dhuruan aktorët në fushën e blertë, ku të parët që avansuan ishin mysafirët nga Shkupi.

RABOTNIÇKI KALON NE EPERSI NDAJ SHKENDIJESSHKËNDIJA – RABOTNII 0:1(Ç. Çinedu 35')

Публикувахте от infosport.mk в 5 ноември 2017 г.

Stjepanoviç nga gjysma e fushës me një diagonale të gjatë mjaft mirë gjeti para zonës kundërshtare sulmuesin, Çarls Çinedu, i cili me një goditje të matur me të djathtën e tij kaloi në epërsi “romantikët”. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 35-të, teksa vetëm 5 minuta më pas Shkëndija arriti që të barazoj shifrat në 1:1.

SHKËNDIJA BARAZON REZULTATIN NDAJ RABOTNIÇKITSHKËNDIJA – RABOTNII 1:1(M. Radeski 40')

Публикувахте от infosport.mk в 5 ноември 2017 г.

Hasani në mënyrë perfekte ekzekutoi një goditje dënimi, mirëpo ishte traverza që i mohoi golin e tij të 11-të këtë edicion, mirëpo nuk mundi ti mohoj edhe Marjan Radeskit golin e tij të tretë, kur nga afërsia me kokë shënoi për 1:1.

SILEKSI KALON NE AVANTAZH NDAJ SHKUPITSHKUPI – SILEKSI 0:1 (B. Krivanjeva 12' a.g)

Публикувахте от infosport.mk в 5 ноември 2017 г.

Në Çair Sileksi po avanson me rezultatin 1:0 falë autogolit të Besart Krivanjevës në minutën e 12-të, teksa edhe Renova ndodhet në disavantazh pas 45 minutave të para në ndeshjen në Manastir përballë Pelisterit.

Autor i golit për skuadrën vendase në këtë ndeshje ishte Lukas Fereira Kardoso (33’), ndërkohë epërsi minimale gjatë 45 minuutave të para krijuan edhe Vardari ndaj Skopjes, si dhe Pobeda në transfertën ndaj Akademia Pandev.

LPFM, Java XIV

Akademija Pandev 0 : 1 Pobeda
Pelister 1 : 0 Renova
Shkendija 1 : 1 Rabotniçki
Shkupi 0 : 1 Sileksi
Vardar 1 : 0 FK Skopje

Leave a Reply