Formacionet zyrtare, Shkëndija – Rabotniçki

Pas pak në stadiumiun e Tetovës Shkëndija do të mirëpret Rabotniçkin në një ndër ndeshjet më interesante të javës së 14-të, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri i “kuqezinjëve”, Qatip Osmani sërish do të luaj me një formacion ofenziv, me Ibraimin si më të avansuar, të cilit nga mbrapa do ti ndihmojnë Hasani, Emini dhe Radeski. Totre dhe Alimi do të manevrojnë në mesfushë, teksa ndryshime vërehen në repartin e mbrojtjes, ku që nga minuta e parë do të luaj Olsi Teqja në qendër bashkë edhe me Ardian Cuculin, teksa në krahë do të jenë Todorovski dhe Bejtullai, ndërsa porta sërish i besohet Kostadin Zahov.

Në anën tjetër Goran Stankovski gjithashtu preferon të luaj me një formacion sulmues, ku futbollistët që do të tentojnë ti shënojnë Shkëndijës do të jenë Velinov, Çinedu dhe Serxhio.

Në formacionin e parë të “romantikëve” bëjnë pjesë edhe dy futbollistët shqiptarë Amir Bilali dhe Nehar Sadiki, ndërkohë në bankinën rezervë bëjnë pjesë edhe dy të tjerë,  Emir Sahiti dhe Lavdrim Fazliu.

Leave a Reply