Aid Salihasi mundësi më i mirë i turneut “13 nëntori”

Fundjavën që lamë nën organizim të KM Tefejuz u zhvillua turneu tradicional në mundje stil të lirë  “13 nëntori”,  në të cilin morrën pjesë skuadrat më të mira nga Maqedonia, përfshirë këtu edhe gjininë më të bukur, të cilat madje ishin të nderuara edhe me pjesëmarrjen e reprezentacionit të Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Përveç klubit organizator KM Tefejuz, pjesë e këtij turneu ishin edhe KM Liria, KM Shkupi, KM Ballkaneci, KM Buçim nga Radovishi, KM Vardar dhe KM Bezbednost, me këta dy të fundit që garuan edhe në konkurrencë të femrave.

Të pranishmit patën mundësinë të shohin disa luftëra mjaft cilësore, ndërsa në fund të garave ishte Aid Salihasi i KM Tefejuz që u shpall mundësi më i mirë i turneut. Muhamed Ferukit të KM Liria  i takoi çmimi i mundësit më të mirë vendas, tekniku më i mirë  u shpall  mundësi i Tefejuz, Muhamed Ismani, ndërsa shokut të tij të skuadrës, Islam Nezirit i takoi çmimi i mundësit të ri më të mirë.
Në konkurrencë të femrave më e mira u shpall Bojana Llazarevska nga KM Bezbednsot Shkup, teksa Njomza Krasniqi nga reprezentacioni i Kosovës fitoi çmimin si mundësja më e mirë e huaj.

Ishte ky turneu i 6-të me rradhë i organizuar nga ana e KM Tefejuz që mbahet nën patronatin e qytetit të Shkupit.

Kategoria 32kg
1. Omer Jusufi – Liria
2. Abdulla Xhemaili – Liria
3. Mario Anakiev – Balkanec
3. Leon Stojanov – Balkanec
Kategoria 35 kg
1. Omer Memedi – Liria
2. Besar Ameti – Tefejuz
3. Ensar Bela – Liria
3. Gjorgjo Gjorgjiev – Buçim
Kategoria 38 kg
1. Islam Neziri – Tefejuz
2. Arben Sejdiu – Liria
3. Stefan Mitev – Buçim
3. Isa Miftari
Kategoria 42kg
1. Trim Ismaili – Liria
2. Milaim Emini – Tefejuz
Kategoria 42 kg (2002-2005)
1. Stefan Shteriev – Balkanec
2. Omer Feruki – Liria
3. Mite Josifov – Balkanec
3. Bujar Fejzullahu
Kategoria 47kg
1. Muhamed Feruki – Liria
2. Rexhep Procesta – Liria
3. Aziz Ismaili – Liria
3. Nenad Panov – Balkanec
Kategoria 53
1. Aid Salihasi – Tefejuz
2. Okan Mamudov – Balkanec
3. Valon Bajrami – Liria
3. Betim Ramadani – Liria
Kategoria 59kg
1. Muhamed Ismani – Tefejuz
2. Stefan Dimitrov – Buçim
3. Edon Cakolli – Tefejuz
3. Deni Josifov – Buçim
Kategoria 66kg
1. Advan Ali – Liria
2. Fadil Nazifov – Balkanec
3. Merkan Bislimi – Tefejuz
3. Kristijan Lazarev – Buçim
Kategoria 73kg
1. Rexhep Ajdari – Tefejuz
2. Stefan Dimcevski – Vardar
Kategoria 85 kg
1. Fatmir Jashari – Tefejuz

 

(Vajzat)
Kategoria 45
1. Njomza Krasniqi – Kosovë
2. Romesa Krasniqi – Kosovë
3. Emilia Ilcevska – Bezbednost
3. Marija Spirkovska – Beznednost
Kategoria 50
1. Elvira Krasniqi – Kosovë
2. Ollgica Koceva – Bezbednost
3. Arita Krasniqi – Kosovë
3. Marija Nedelkovska – Vardar
Kategoria 60
1. Bojana Lazarevska – Bezbednost
2. Alisa Dema – Kosovë
3. Qendresa Krasniqi – Kosovë

Leave a Reply