Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 14-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim, me të cilët është mbyllur gjysmësezoni i parë, njofton “infOSport.mk”.
Kjo ditë nuk ka rezultuar pozitive për skuadrat shqiptare, pasi asnjëra prej tyre nuk arriti që ti gëzohet fitores.
Vëllazërimi i Kërçovës në Shkup barazoi pa gola ndaj Euromilkut, teksa po në kryeqendrën tonë Struga Trim Lum barazoi 1:1 ndaj Lokomotivës. Viktor Dimkov në minutën e 52-të kaloi në epërsi Lokomotivën, teksa në minutën e 64-të Flamur Tairi me golin e realizuar nga pika e bardhë bëri që struganët të kthehen me një pikë nga kjo transfertë e vështirë.
Gostivari ka zhgënjyer tifozët e saj, duke pësuar disfatë 0:2 në teren vendas përballë Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërkohë me po të njëjtin rezultat Zajazi pësoi disfatë në transfertën ndaj Labunishtës.
Një fitore të madhe realizoi edhe Teteksi në transfertën ndaj Novacit.
|
LDFM – Perëndim, Java XIV |
||
| Euromilku | 0 – 0 | Vëllazeërimi |
| Gostivari | 0 – 2 | Makedonija Gj.P |
| Labunishta | 2 – 0 | Zajazi |
| Lokomotiva | 1 – 1 | Struga Trim & Lum |
| Novaci | 1 – 2 | Teteksi |
