Mani Pakuao gradohet kolonel në ushtrinë filipinase

Politikan, këngëtar, aktor, boksier … kolonel i ushtrisë?

Është kjo jeta e Mani Pakuao-s, i cili së fundmi ka njoftuar se është promovuar në rolin e kolonelit në Ushtrinë e Filipineve.

Boksieri i famshëm 38-vjeçar nga Filipinët, i cili është një rezervist i ushtrisë të këtij vendi, edhe më herët ka mbajtur rolin e nënkolonelit, ndërsa gjatë ditës së sotme në profilin e tij në instagram, ai kishte postuar një seri fotografish me disa nga udhëheqësit e ushtrisë së Filipinëve.

“Sot unë mbrojtja me sukses tezën e Komandantit tim, për tu promovvuar në një kolonel të plotë” – kishte shkruar Pakuao në profilin tij në Instagram.

Ish boksieri 38 vjeçar është gjithashtu një senator i Filipineve,  duke e marrë këtë detyrë në korrik të 2016-ës, mirëpo pavarësisht ecurive të tilla, Pakuao po planifikon që t’i rikthehet boksit vitin e ardhshëm.

Pakuao humbi titullin e tij në kategorinë ËBO gjatë muajit korrik, kur u mund nga australiani, Horn Xheff.

Leave a Reply