Pas lindjes së vajzës, rikthehet Serena Uiliams

Tenistja e njohur amerikane Serena Uilliams pritet që të rikthehet në fushat e tenisit, pak kohë pasi ajo lindi fëmijën e saj të parë.

Sportistja 36 vjeçare nuk ka luajtur që kur fitoi turneun në Melburn të Australisë gjatë vitit të kaluar, kur ajo ishte edhe shtatzënë.

Uilliams shtatorin e këtij viti solli në jetë një vajzë të shëndoshë, mirëpo shumë shpejt nisi me stërvitje për të rikthyer formën e saj më të mirë fizike, me qëllim që të jetë pjesë e turneut të parë të vitit 2018, “Australian Open”.

Pjesëmarrjen e saj në këtë turne e ka konfirmuar edhe drejtori i këtij turneu, Craig Tiley, sipas të cilit tenistja ka marrë vizën dhe do të jetë pjesë e turneut.

Serena Uiliams gjatë karrierës së saj ka fituar 23 tituj “Grand Slam”, ndërsa qëllimi i saj është për të arritur fillimisht rekordin e Margaret Court, që ka të fituar 24 “Grand Slam” turne, dhe më pas edhe për të tejkaluar atë.

Leave a Reply