Maqedonia U19 kundër kampionëve evropian të Anglisë do të kërkojë kualifikimin në EURO 2018

Short jo edhe aq pozitiv për përfaqësuesen U19 të Maqedonisë, e cila për një vend në Europianin e vitit 2018-të në Finlandë në ndeshjet e “Elite Round” do të luaj kundër kampionit në fuqi të Europës, Anglisë, kundër Hungarisë si dhe Letonisë, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Vujadin Stanojkoviç do të kenë një detyrë të vështirë për tu kualifikuar në ndeshjet finale të Europianit, duke pasur parasysh se vetëm vendi i parë do të sigurojë pjesëmarrje në Europianin e vitit 2018-të në Finlandë që do të mbahet nga data 16 deri më 29 korrik.

Megjithatë lajm i mirë për “verdhekuqtë” është se pikërisht Maqedonia do të jetë nikoqir i turneut që do të zhvillohet pranverën e vitit 2018-të në Shkup.

Ndeshjet e grupit të Maqedonisë do të zhvillohen më 21, 24 dhe 27 mars të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply