Orhan Ademi sërish “dopietë” në fitoren e Wurzburger

Orhan Ademi vazhdon shkëlqimin me fanellën e Wurzburger Kickers në Ligën e tretë futbollistike të Gjermanisë, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi kumanovar pas “dopietës” së shënuar gjatë javës së kaluar ndaj Sonnenhof Grossaspach, dhuroi një tjetër “dopietë”, kësaj rradhe ndaj Erfurt në ndeshjen e javës së 19-të, duke dëshmuar formën e tij të mirë në të cilën ndodhet. Falë dy golave të Orhan Ademit, Wurzburger Kickers shënoi fitore me rezultatin 4:1, ku përveç sulmuesit kumanovar, në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Gobel dhe Myler, i cili shënoi nga pika e bardhë, transmeton “infOSport.mk”.

Falë kësaj “dopiete”, Ademi arriti në shifrën e 6 golave të shënuar gjatë këtij edicioni, në të cilin skuadra e tij me 25 pikë renditet në pozitën e 11-të.

Leave a Reply