Trajneri i PSZH-së, Emeri: Short i mirë

Trajneri i Paris Sen Zhermenit, Unaj Emeri ka komentuar shortin e sotshëm të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve ku skuadra e tij përballë do të ketë kampionët në fuqi të Evropës, Realin e Madridit.

Ai megjithatë e konsideron si një short të “mirë”, përballjen ndaj skuadrës “madrilene” që dy vitet e fundit po mbizotëron në futbollin evropian.

“Mendoj se është një short i mirë. Besoj se mund të luftojmë me Realin e Madridit. Për të arritur diçka të madhe në Ligën e Kampionëve, duhet të fitosh më të mirët. Kjo fazë është e përshtatshme për tu përballur me skuadra të tilla. Duhet të tregojmë karakterin tonë, aftësitë tona taktike dhe talentin tonë. Kjo e fundit është shumë e rëndësishme” – tha Emeri.

Leave a Reply