Bëhet i ditur emri i arbitrit të “El Clasico-s” së 23 dhjetorit

Kur kanë mbetur edhe 8 ditë deri në zhvillimin e “El Clasico-s” së parë të këtij sezoni midis Realit të Madridit dhe Barcelonës, Federata spanjolle e futbollit ka bërë të ditur edhe emrin e arbitrit që do të ndajë drejtësinë në një nga ndeshjet më spektakolare, e cila me pa durim pritet në gjithë Botën.

Arbitër kryesor  në këtë përballje do të jetë Sançez Martinez, i cili gjithashtu ndau drejtësinë edhe në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës mes këtyre dy skuadrave të zhvilluar më 16 gusht të këtij viti.

Ndryshe gjatë sezonit të rregullt në La Liga Martinez edhe Realit të Madridit, edhe Barcelonës u ka referuar në nga një ndeshje, në të cilat të dyja skuadrat kanë dalë fituese.

Reali me Martinez si arbitër kishte mundur Las Palmasin, teksa Barcelona ekipin e Gironas.

Derbi i 270-të midis Realit të Madridit dhe Barcelonës për shkak tregut aziatik do të zhvillohet me fillim në ora 13:00.

Aktualisht Barcelona me 39 pikë kryeson renditjen në elitën e futbollit spanjoll, teksa Reali i Madridit ndodhet në pozitën e katërt me 8 pikë më pak.

Leave a Reply