Mbrojtësi i Barcelonës vazhdon karrierën në Kinë

Largimi i tij nga Barcelona ishte bërë i qartë që kohë më parë, ndërsa tashmë ka ardhur edhe konfirmimi. Fjala është për argjentinasin Havier Maskerano, i cili ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Kinë.

Mbrojtësi 33-vjeçar i Barcelonës ka arritur akordin me klubin e Hebei Fortune për një shifër prej 10 milionë eurosh.

Nga ky transferim, vetë futbollisti do të përfitoj nga klubi 19 milionë euro në sezon. Njoftimi është zyrtarizuar në Spanjë, ndërsa kalimi i Maskeranos tek Hebei Fortune është vetëm çështje ditësh.

Leave a Reply