Siti i vazhdon kontratën brazilianit Zhesus

Sulmuesi brazilian i Mançester Sitit, Gabriel Zhesus është shumë afër kontratës së re me klubin anglez. Kontrata e tij e re do të jetë për 5 vite, sipas së cilës do të përfitojë nga 100 mijë sterlina në javë.

Futbollisti 20-vjeçar i cili vitin e kaluar u transferua te Siti nga rradhët e Palmeiras për një shumë prej 27 milion sterlina, me liderët aktual të Premierligës do të nënshkruajë deri në vitin 2023.

Aktualisht paga javore e brazilianit të talentuar është 70 mijë sterlina, mirëpo tashmë e njëjta do të shtohet edhe për 30 mijë të tjera.

Zhesus gjatë këtij sezoni me fanellën e Sitit ka shënuar 10 gola, ndërsa në shumicën e rasteve kur Guardiola zgjedh skemën të luaj me një sulmues, i jep rastin atij para argjentinasit, Kun Aguero.

Gjithashtu shumë pranë rinovimit të kontratës me “citizens” janë edhe Kevin de Brujne dhe Fernandinjo, ndërsa mediat angleze shkruajnë se sheikët e Sitit të kënaqur nga puna që po bënë Guardiola, janë të gatshëm ti zgjasin kontratën edhe strategut të tyre.

 

Leave a Reply