Kupa e Italisë, Roma befasohet nga Torino (VIDEO)

Roma i ka dhënë lamtumirën Kupës së Italisë, pasi sot u mund në “Olimpiko” nga Torino me rezultatin 1:2. “Ujkesha romake” shihej si favorite në këtë përballje, mirëpo fundi nuk doli të jetë i tillë, pasi Torino falë golave të shënuar nga De Silvestri (39’) dhe Edera (73’) siguroi një vend për në çerekfinale, ku e pret fituesin nga përballja, Juventus – Xhenoa, që po zhvillohet në këto momente.

Golin e nderit për Romën në këtë ndeshje e realizoi sulmuesi Shik në minutën e 85-të, ndërkohë 8 minuta më parë Edin Xheko që në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë humbi një 11-të metërsh.

Leave a Reply