Provokojnë tifozët e Torinos para derbit me Juventusin (FOTO)

Tifoz të Torinos kishin ngritur një pankartë me mbishkrimin “Juventusi një klan futbolli”, duke e krahasuar “Zonjën e Vjetër” me mafian.

Pankarta e bardhë me shkronja të zeza u paraqit në Korso Groseto në Torino, në afërsi të stadiumit të Juventusit, ‘Alianc Stadium’.

Sonte me fillim në ora 20:30 ‘demat’ dhe ‘biankonerët’ do të masin forcat në një derbi të rradhës në ‘Derbi dela Mole’.

Juventusi aktualisht me 43 pikë kryeson bindshëm renditjen në ‘Serie A’, ndërkohë Torino renditen në pozitën e 6-të me vetëm 22 pikë. Mirëpo pavarësisht renditjes ndeshjet mes këtyre dy skuadrave çdoherë kanë sjellë shumë paqartësi dhe emocione deri në fund, ashtu që një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe sonte, edhe pse duhet pranuar se Juve është favort absolut.

 

Leave a Reply