Milani me dy mungesa të rëndësishme ndaj Atalantas

Skuadra e Milanit është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë, ndërsa këtë fundjavë “kuqezinjtë” i pret një përballje shumë e rëndësishme kundër Atalantas së Etrit Berishës në kuadër të javës së 18-të në “Serie A”.

Në këtë ndeshje te Milani do të mungojnë dy nga futbollistët titullarë. Fjala është për spanjollin Suso dhe mbrojtësin italian, Alesio Romanjoli, të cilët janë të suspenduar.

Suso u ndëshkua me kartonë të kuq, ndërsa Romanjoli në ndeshjen ndaj Veronës morri edhe kartonin e pestë të verdhë gjatë këtij edicioni, duke mos pasur të drejtë loje. Rikujtojmë Milani javën e shkuar u mund në transfertën ndaj Veronës me rezultatin e thellë 3:0.

Leave a Reply