Atl.Madridi denoncon Barcelonën në FIFA për rastin Grizman

Barcelona po e ndjen mungesën e Nejmar në sulm, dhe pikërisht për këtë gjë “katalunasit” dëshirojnë të transferojnë një super futbollist që do rikthente atë magji në sulmin e kësaj skuadre, që këtë vit po dëshiron të rikthejë titullin në “Kamp Nou”.

Ata në këtë mnyrë kishin kontaktuar me përfaqësuesit e yllit të Atletiko Madridit, Antuan Griezman, i cili pak kohë më parë kishte rinovuar kontratën me “jorganxhinjët” deri në vitin 2022-të.

Rregullorja e FIFA-s flet qartë se klube të tjera nuk mund të kontaktojnë direkt me futbollistët që janë nën kontratë deri në 6 muajt e fundit para mbylljes së saj, pa lejen e klubit amë.

Dhe duke iu referuar këtij rregulli drejtuesit e Atletiko Madridit kanë denoncuar në FIFA Barcelonën, ndërsa një gjë të tillë kanë konfirmuar edhe nga shtëpia e futbollit Botëror.

Nëpërmjet zyrës për shtyp të kësaj të fundit është bërë e ditur se Atletiko Madridi e ka çuar në vend premtimin për të kërkuar zyrtarisht dënimin e “katalunasve” që në këtë mënyrë kanë thyer rregullat e transferimeve dhe të garës sportive.

“Kemi marrë një denoncim nga Atletiko Madrid për çështjen e Grizman”, – ishte konfirmimi zyrtar për këtë çështje që tashmë shkon në komisionet përkatëse të institucionit që drejton futbollin botëror.

Leave a Reply