Futsal Euro 2022, Maqedonia përmes Anglisë do të kërkoj kualifikimin në  fazën e “Elite Round”

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal në rast se kalon Anglinë në ndeshjen e balotazhit, do të luaj në grupin 4  kualifikues të fazës “Elite Round”, njofton “infOSport.mk”.

Kështu deshi shorti i hedhur sot, ku fituesi nga ndeshja Angli-Maqedoni e Veriut (zhvillohet mesa datave 2-11 nëntor) do të luaj në grupin 4, së bashku edhe me Rumaninë, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Ndërkohë Kombëtarja shqiptare bënë pjesë në grupin e1, së bashku edhe me fituesin e çiftit nga ndeshja e balotazhit, San Marino/Danimarkë, Kroacinë dhe Ukrainën.

Sipas rregullores së UEFA-s, kjo fazë është e ndarë në 8 grupe me nga 4 skuadra. Ndeshjet do të luhen në periudhën nëntor 2020-prill 2021.

Fazën e grupeve e kalojnë 8 vendet e para dhe 6 skuadrat e dyta më të mira, që do të kualifikohen në Europianin e Holandës, që do të mbahet nga data 6 deri më 22 shkurt në qytetet e Amsterdamit dhe Groningenit.

Leave a Reply