Caktohen datat për dy ndeshjet çerekfinale midis Shkëndijës dhe Vardarit

Janë mësuar datat e zhvillimit të dy ndeshjeve çerekfinale midis dy skuadrave më të mira në vend, Vardarit dhe Shkëndijës, pas së cilave ndeshje edhe zyrtarisht do të mësojmë udhëtuesin e fundit për në ndeshjet gjysmëfinale, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e parë midis dy rivalëve të mëdhenj në futbollin vendor në program është me datë 21 shkurt në Shkup, ndërsa ajo kthyese pas dy javësh (07.03.2018) do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Rikujtojmë këto dy skuadra janë takuar edhe dy vitet e fundit në kuadër të ndeshjeve të Kupës, ku deri më tani Shkëndija është më e suksesshme, duke shënuar fitore në 3 përballje, kundrejt vetëm një fitoreje të Vardarit.

Këto dy skuadra vitin e kaluar u takuan në gjysmëfinale, ndërsa një vit më parë ishin përballur pikërisht në të njëjtën fazë, atë çerekfinale.

Skuadra fituese do ju bashkohet tre skuadrave tjera gjysmëfinaliste, si Pelisteri, Renova dhe Akademia Pandev.

Leave a Reply