FC Shkupi konfirmon transferimin e Mamadouba Bangoura

Mamadouba Bangoura edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i FC Shkupit. Sulmuesi 20-vjeçar nga Guineja, te FC Shkupi vjen nga rradhët e Calum Star, ndërsa i njëjti me skuadrën nga Çairi ka firmosur kontratë për 3 vite e gjysmë, për të cilën “infOSport.mk” ju njoftoi që gjatë ditës së djeshme.

Mamaduba është një anëtar i rregullt i ekipit kombëtar të Guinesë, për të cilën ka regjistruar 6 paraqitje dhe ka shënuar një gol.

Mamaduba pritet që javën që vjen (më së voni të hënën apo të martën) të zbarkojë në Maqedoni dhe të bashkohet me ekipin e FC Shkupit, për të ndihmuar këtë skukadër në arritjen e ambicieve të sezonit aktual.

Te Bangoura, drejtuesit e FC Shkupit shohin si një investim për të ardhmen, nga i cili edhe mund të përfitojnë financiarisht, ashtu siç bënë edhe me sulmuesin Dembo Darboe, të cilin gjatë afatit kalimtarë të dimrit e shitën në Bjellorusi për një çmim prej 900 mijë dollarëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply