Boreci i “vdekur” ringjallet, në ditën e fundit angazhon një sulmues serb!

Boreci është një ndër skuadrat që e pret një pranverë e nxehtë, duke pasur parasysh  lëvizjet e fundit te kjo skuadër, njofton “infOSport.mk”.

Me largimin e sponzorit gjeneral, Koço Angjushev, u larguan një numër i madh i futbollistëve, derisa udhëheqësit e rinj te kësaj skuadre me mundësite e tyre të kufizuara arritën që ditëve të fundit të sjellin disa emra të rinj, përfshirë këtu edhe sulmuesin serb, Aleksandar Miliq.

Bëhet fjalë për një sulmues 31-vjeçar, i cili te skuadra nga Velesi vjen nga rradhët e skuadrës së Eolikos nga Greqia, aty ku edhe kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, Miliq kishte luajtur edhe në Shqipëri me skuadrën e Besëlidhjes nga Lezha dhe Luftëtarin, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrës së UTA Arad nga Rumania dhe atë të Novi Pazar në Serbi.

Miliq pritet të zëvendësojë kapitenin Nikolla Prelçec, i cili përforcoi rradhët e Rabotniçkit. (infOSport.mk)

Leave a Reply