Sajti i UEFA-s vlerëson më të mirët e Maqedonisë, shkruan për Bardhin dhe Shaqirin!

Sajti zyrtar i UEFA-s e ka paraqitur Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut të premten, në kuadër të serisë së prezantimit të përfaqësueseve që do të marrin pjesë në Europianin e këtij viti.

Maqedonia e Veriut është kualifikuar për herë të parë në një event të tillë kaq të rëndësishëm europian në futboll, pasi fillimisht eliminoi Kosovën në gjysmëfinale, që më pas edhe Gjeorgjinë në finalen e madhe të Ligës “D” të Kombeve.

UEFA ndër futbollistët kyç të Maqedonisë së Veriut i ka vlerësuar kapitenin Goran Pandev dhe Enis Bardhin. Bardhi i ka 31 ndeshje dhe 5 gola për Maqedoninë e Veriut.

“Mesfushori i Levantes ofron pasim të mirë dhe kreativitet, ndërsa është i rrezikshëm edhe para portës. Ai shquhet për goditjet e dënimit. Sipas statistikave ai është realizatori më i mirë nga goditjet e dënimit në La Liga, së bashku me Lionel Messin. Pasi ka marrë pjesë në Evropianin U-21 në vitin 2017 në Poloni, Bardhi po ashtu ka përvojën e turneve përfundimtarë”, ka shkruar UEFA.

Prej momenteve më të mira në histori të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është vlerësuar edhe goli i Artim Shaqirit kundër Anglisë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2004, kur Maqedonia e Veriut në Sauthempton pati marrë një barazim befasues 2:2.

“Goli i Artim Shaqirit direkt nga korneri ndaj Anglisë në kualifikimet për Euro 2004 është njëri prej momenteve që kanë mbetur në kujtesë”, shkruan UEFA.

Maqedonia e Veriut, që në përbërje pritet t’i ketë së paku gjashtë futbollistë shqiptarë, bënë pjesë në Grupin “C” së bashku me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë.

Ndeshjen e parë Maqedonia e Veriut do ta luaj më 13 qershor ndaj Austrisë në Bukuresht të Rumanisë.

Leave a Reply