Super PSZH, Mbape dhuron spektakël për ditëlindje (VIDEO)

Kylian Mbape ka dhuruar spektakël në ditëlindjen e tij të 19-të, duke ndihmuar Paris Sen Zhermenin për të realizuar edhe fitoren e 16-të këtë edicion në elitën e futbollit francez, njofton “infOSport.mk”.

PSZH sonte para tifozëve të vetë mundi ekipin e Kaen me rezultatin 3:1, duke bërë edhe më të lehtë rrugëtimin drejt titullit kampion.

Pas një aksioni personal ku kaloi me lehtësi mbrojtjen kundërshtare Mbape për mrrekulli servoi një asist për Kavanin, i cili shënoi një super gol në minutën e 21-të. ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa në pjesën e dytë ishte vetë Mbape ai i cili shënoi gol, duke bërë që ditëlindja e tij të bëhet edhe më e begatshme.

Mbape shënoi në minutën e 57-të, mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar nga ana e ekipit parisien, që në minutën e 81-të me anë të Bershishe shënoi edhe golin e tretë. Fare në fund Kaen shënoi golin e nderit me anë të Santinit, por që në fund vleu vetëm sa për statistikë.

Me këtë fitore PSZH-ja mbylli pjesën e parë të kampionatit me 50 pikë, 9 më shumë se dy ndjekësit më të afërt, Monako dhe Lion që fituan gjithashtu sfidat përkatëse të javës së 19-të.

Ligue 1, Java XIX
Amiens 0 – 1 Nantes
Angers 2 – 1 Dijon 
Bordeaux 0 – 2 Montpellier
Guingamp 2 – 1 St. Etienne 
Lille 1 – 1 Nice
Marseille 3 – 1 Troyes
Metz 3 – 0 Strasbourg
Monaco 2 – 1 Rennes
PSG 3 – 1 Caen
Toulouse 1 – 2 Lyon

Leave a Reply