Shqiptari që u bë pjesë e fitores historike të Beneventos (VIDEO)

Skuadra e Beneventos më në fund ka gjetur fitoren e parë historike në ndeshjet e “Serie A”, pjesë e së cilës ishte edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Berat Xhimshiti, njofton “infOSport.mk”. Debutuesit në elitën e futbollit italian në ndeshjen e javës së 19-të mundi minimalisht 1:0  Kievon.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 64-të, kur Masimo Koda dërgoi topin në rrjetën e Stefano Sorentinos.

Në këtë mënyrë Benevento e Xhimshitit, i cili luajti për gjatë 90-të minutave regjistruan fitoren e parë në “Serie A” në historikun e tyre 98-vjeçar, edhe atë pas 17 disfatave dhe një barazimi historik ndaj Milanit (2:2), që erdhi vetëm në minutën e 5-të shtesë nga ana e Alberto Brinjolit.

Edhe përkundër kësaj fitore Benevento mbetet në pozitën e fundit, por tashmë me 4 pikë, ndërkohë Kievo me 21 pikë vitin 2017-të e mbylli në pozitën e 13-të. Disfata e sotshme ndaj Beneventos për Kievon ishte e katërta në 5 ndeshjet e fundit.

Leave a Reply