Pasojat e fishekzjarreve të vitit të ri përfshijnë edhe futbollistët!

Kremta e vitit të ri çdoherë lë pasoja. Kjo ndodh gati në çdo festë, ndërsa ndodhi edhe mbrëmë kur shumë qytetarë vendosin që ta presin në ambiente të hapura.

Një ndër ta ishte edhe sulmuesi i skuadrës uruguaiane të Penarol, Lukas Viatri, i cili kishte vendosur që festat e fundvitit ti kalojë në Brazil.

Megjithatë të njëjtat nuk rezultuan festive, pasi një fishekzjarr kishte goditur atë në fytyrë, ku si pasojë kishte pësuar shumë djegie në pjesën e kokës dhe duarve, si dhe dëmtime serioze në sy.

Leave a Reply