Hjustoni mposhti Lejkersat vetëm pas dy vazhdimeve

Ndeshja më e zjarrtë e natës që lamë pas në NBA ligën profesioniste u zhvillua në “Toyota Center” të Hjustonit, ku basketbollistët vendas e Hjuston Rokets u përballën me Los Anxheles Lejkersin.

Ndeshja fillimisht nuk pati histori, me “lejkersat” që e dominonin ndeshjen në tërësi, por më pastaj Hjustoni para fundit të takimit arriti që ta dërgonte ndeshjen në vazhdime, edhe atë në dy vazhdime, pasi ndeshja nuk u përcaktua as në vazhdimin e parë.

E në vazhdimin e dytë të ndeshjes Hjustoni arriti ti mposhtë Lejkersin me shifrat 148:142, ndërsa më të merituar për këtë fitore të “roketsave” ishin Xhejms Harden me 40 pikë, Kris Poll me 28 pikë, si dhe Trevor Ariza që në fund kishte shënuar 26 pikë.

Në anën tjetër te Lejkersi më i spikatur ishte Zhulius Randle, që regjistroi

29 pikë, 15 kërcime dhe 6 asistime, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Xhosh Hart (26 pikë), Kajll Kuzma (23) dhe Tajller Enis (20).

Për dallim nga Lejkers, Los Anxheles Klipers ia doli të shënojë fitore përballë Sharlotit si vendas, ndërkohë në tre ndeshjet tjera të mbrëmjes fitoreve iu gëzuan skuadrat mysafire.

NBA:

Houston Rockets 148 – 142 Los Anglese Lakers
Los Angeles Clippers 106 – 98 Charlotte Hornets
Oklahoma City Thunder 113 – 116 Dallas Mavericks
Sacramento Kings 96 – 114 Memphis Grizzlies
Phoenix Suns 110 – 123 Philadelphia 76

Leave a Reply