Van Dijk flet si futbollist i Liverpullit

Holandezi Van Dijk edhe zyrtarisht prej sot është një futbollist i ri i Liverpullit. Futbollisti i cili ditë më parë u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në Botë, sot zhvilloi seancën e parë stërvitore me Liverpullin, drejtuesit e së cilës skuadër kishin paguar plotë 84 milion euro. Ai gjatë ditës së sotme dha edhe deklaratën e parë si futbollist i skuadrës së “kuqe” nga Enfilld Roud.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres që të filloj. Madhështia e këtij klubi, kultura, trajneri, futbollistët, dhe sigurisht tifozët janë që e bëjnë këtë klub të veçantë. Me historinë e këtij klubi dhe çdo gjë rreth saj, është thjesht perfekte për mua dhe për familjen time gjithashtu. Ndjehem i gatshëm dhe mezi po pres që të filloj. Do të punoj shumë, çdo ndeshje, çdo ditë, dhe do të jap gjithçka në fushë për të fituar shansin tim për të luajtur”, – deklaroi Van Dijk.

Leave a Reply