E konfirmuar, Jang suspendohet për tre ndeshje

Eshli Jang do të mungojë në tre ndeshjet e rradhës së Mançester Junajtedit. Anglezi ishte dënuar nga ana e Federatës së Futbollit anglez (FA), për shkak goditjes me bërrylë të futbollistit kundërshtarë, Dushan Tadiç në ndeshjen ndaj Sautemptonit.

Kësisoj ai nuk do të mund të nihmojë skuadrën e tij në ndeshjet kundër Evertonit dhe Stouk Sitit të Xherdan Shaqirit në Premierligë, ndërsa gjithashtu do të mungojë edhe në ndeshjen e Kupës FA kundër Derbi Kauntit.

Leave a Reply