Lexuesit e “Marca” zgjodhën Messin si më të mirin e vitit 2017-të!

Lexuesit e të përditshmes spanjolle “Marca” kanë zgjedhur yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi si futbollistin më të mirë për vitin 2017-të.

Ky vlerësim është paksa i çuditshëm, duke pasur parasysh se “Marca” ka rrënjët nga Madridi dhe është shumë i afërt me Realin.

Për Messin kishin votuar 56% të lexuesve, teksa për Kristiano Ronaldon, vetëm 25%.

Është kjo anketa e dytë pas asaj të britanikes “The Guardian”, në të cilën Messi fiton me votat e lexuesve ndaj fituesit të “Topit të Artë”, Kristiano Ronaldo.
Në anketën e “The Guardian” votën e tyre nuk e japin lexuesit, por ekspertë të futbollit, në rangun e Ernan Krespo, Luis Nazario da Lima Ronalod, Havier Zaneti, etj.

Leave a Reply