Reali gati 135 mln euro për Eden Hazard

Reali i Madridit është i gatshëm të thyej edhe një rekord tjetër, kësaj rradhe në transferimin e një futbollisti të ri. Fjala është për belgun e Çelzit, Eden Hazard, për shërbimet e të cilit sipas “The Sun”, madrilenët janë të gatshëm të paguajnë plotë 135 milionë euro.

Babai i futbollistit belg, javën e kaluar ka zbuluar se ëndrra e djalit të tij është që të veshë fanellën e “mbretërve”, mirëpo aktualisht Hazard ka një kontratë me Çelzin, që e lidh atë në “Stemford Brixh” deri në vitin 2020.

Hazard pritet të jetë goditja më e madhe e Realit të Madridit në merkaton e verës, teksa trajneri Zidane po përgatitet për një mini-revolucion duke parë zhgënjimet në këtë sezon. Reali i Madridit aktualisht ndodhet në pozitën e katërt në La Liga me plotë 14 pikë ngecje ndaj rivalit të përbetuar Barcelonës, skuadër kjo që ka edhe një ndeshje më shumë.

Leave a Reply