Shtyerja e ndeshjes më Strugën, Shkëndija gjen kundërshtarë për të dielën

Shkëndija të dielën në Tetovë do të përballet me KF Dinamon nga Ferizaji, në një takim kontrollues. Kuqezinjtë në program kishin duelin e xhiros së dytë të LPFMV me Strugën, mirëpo ndeshja u shty për datën 30 gusht shkaku i angazhimit të struganëve në Kupat e Evropës.

Kështu fundjava mbetet e lirë dhe me kërkesë të stafit teknik u vendos zbrastira të plotësohet me miqësore.

Dinamo nga Ferizaj, ekipi ambicioz i ngjitur në Ligën e Parë të Kosovës do të jetë mysafiri ynë në Tetovë në duelin që luhet të dielën me fillim në orën 17:00.

Leave a Reply