Bllashçikovski prish kontratën me Volfsburgun

Veterani Jakub Bllashçikovski më nuk është pjesë e skuadrës së Volfsfburgut. Ai ka prishur kontratën me ‘ujqërit’ me pëlqim të dyanshëm, ndërsa nga klubi gjerman zbuluan se ai do të rikthehet në Poloni.

33-vjeçari Bllashçikovski te Volfsburgu u transferua gjatë vitit 2016-të. Që nga fillimi i këtij edicioni ish ylli i Borusia Dortmundit ka zhvilluar vetëm një ndeshje me ‘ujqërit’.

Gjatë karrierës së tij, Kuba ka luajtur edhe me Visla Krakovin dhe Fiorentinën.

 

Leave a Reply