Bernardo Silva vendos rekord në Premierligë me Sitin

Bernardo Silva po shndërrohet në një ndër mesfushorët më të mirë në botë. Nga pozita e anësorit sulmues, Pep Guardiola e ka vendosur në mesfushë, vendim që tani për tani, po rezulton të jetë i qëlluar, raporton ‘Insporti’.

Silva po ndihet komod në mesfushë dhe është gjithmonë aty, për t’i ndihmuar shokët, qoftë në aspektin sulmues, apo edhe mbrojtës.

Mesfushori portugez me tipare sulmuese, vendosi rekord mbrëmë në Premierligë në ndeshjen kundër Liverpullit, duke vrapuar më shumë se çdo lojtar në një ndeshje këtë edicion.

Ai vrapoi 13.7km, duke thyer rekordin personal të vendosur në tetor me Totenhamin, kur kishte vrapuar plotë 13.65km.

Leave a Reply