11 mijë tifozë në stërvitjen e Barcelonës (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm Barcelona ka bërë stërvitjen e parë të vitit në stadiumin ‘Mini Estadi’. Tradicionalisht skuadra ‘katalunase’ hap dyert për të gëzuar tifozët e saj në fillimin e vitit të ri.

Nga klubi u lavdëruan se pjesa më e madhe e ulësve të stadiumit ishin të zëna, duke njoftuar se prezent në stërvitjen e tyre ishin 11 052 tifoz në një stadium me kapacitet prej 15 mijë vendeve.

Lionel Messi ishte futbollisti më i duartrokitur, ndërsa argjentinasi i shpërbelu ata me një super gol. Kapiteni i dytë i skuadrës, Serhio Buskets mungoi në stërvitjen e sotme për shkak problemeve shëndetësore. Mesfushori ‘katalunas’ mund të mungojë në ndeshjen e parë të vitit 2019-të, që Barcelona do ta zhvillojë të dielën si mysafir kundër Getafes.

Leave a Reply