Fitojnë Siti dhe Totenhami (VIDEO)

Mançester Siti vazhdon sigurtë në Premierligën angleze, duke mundur Uatfordin me rezultatin 3:1 në ndeshjen e javës së 22-të, njofton “infOSport.mk”. Djemtë e Pep Guardiolas me këtë fitore tashmë ecin edhe më sigurtë drejt titullit kampion, duke pasur parasysh se kanë plotë 15 pikë ndaj vendit të dytë që mbahet në kushërinjtë e tyre të Mançester Junajtedit.

Sterling që në minutën e parë paralajmëroi fitoren e “citizens”, ndërsa gjatë festimit të golit, të njëjtin u bë e qartë se ia dedikon bashkëlojtarit të tij, Gabriel Zhesus, i cili për shkak të lëndimit të ndeshjen ndaj Sautemptonit do të mungojë për më shumë se një muaj nga fushat e futbollit.

Një autogol i shënuar nga Kabasele në minutën e 13-të bëri që Siti të avansojë edhe me dy gola epërsi, ndërsa goditjen e fundit skuadrës së Uatfordit ia dha Aguero me golin e realizuar në minutën e 63-të. Golin e nderit për Uatfordin e realizoi Grej në minutën e 82-të.

Një fitore komode dhe shumë me vlerë realizoi edhe Totenhami që falë golave të shënuar nga Fernando Ljorente (12’) dhe Delle Ali (89’) shënoi fitore 0:2 në transfertën ndaj Suonsit, teksa fitoreve identike 2:1 në këtë mbrëmje  iu gëzuan edhe Kristal Pallasi dhe Uest Hami.

Këta të fundit edhe përkundër disavantazhit që kishte në fund falë “diopietës” së Endi Keroll mundën Uest Bromuiç Albionin, ndërkohë edhe Kristal Pallasi deri te fitorja në transfertën ndaj Sautemptonit arriti me përmbysje.

Leave a Reply