ZYRTARE, Nexhipi drejtor sportiv te Kukësi

Atë që e kishim paralajmëruar që ditë më parë, sot u bë edhe zyrtare. Shkupjani Nderim Nexhipi është konfirmuar në postin e drejtorit sportiv te Kukësi, ku do të mundohet që të bëjë më të mirën për të rikthyer skuadrën kampione në binaret e duhura.

Kukësi këtë edicion nuk e nisi edhe aq mbarë, ku në 16 javët e para numëron 25 pikë, 12 më pak se liderët e Skënderbeut.

Ish futbollisti i FC Shkupit, Shkëndijës dhe Rabotniçkit në fjalën e tij të parë falënderoi presidentin Safet Gjici për mundësinë dhe besimin.

“Falënderoj presidentin që me dha këtë mundësi. Kënaqësi e veçantë që më jepet mundësi kaq e madhe. Përgjegjësi e madhe sepse është krejtësisht e re për mua. Punë që është në profilin tim. Dua të jem i përgjegjshëm për këtë. Dua të jem dora e djathtë e trajnerit. Mendoj së bashkë do e arrijmë. Në ditët që kemi kaluar kemi qenë në kontakt me trajnerin. Ai do vendosë për lojtarët. Janë disa përforcime që ai do të bëjë më te mirën në përzgjedhje”- tha Nexhipi në konferencën për shtyp ku u prezantua edhe trajneri i ri, austriaku, Peter Pacult.

Leave a Reply