Galatasaraji pranë transferimit të Patris Evra

Skuadra gjigande turke e Galatasarajit është shumë pranë transferimit të veteranit francez, Patris Evra. Për angazhimin e tij tashmë dritë jeshile ka dhënë edhe trajneri Fatih Terim, i cili beson ende në kualitetet e 36-vjeçarit që pas vetes ka një karrierë shumë të bujshme futbollistike.

Drejtuesit e Galatasarajit kanë hyrë në bisedime me drejtuesit e Olimpik Marsejës, për të gjetur një gjuhë të përbashkët rreth realizimit të këtij transferimi.

Agjenti i futbollistit Federiko Pastorelo tha se qëllimi i klubit është që të shkëpues kontratën me Olimpik Marsejën, drejtuesit e së cilës skuadër e kanë suspenduar Evran, pas atij incidenti me një tifoz në ndeshjen e Liga Europa kundër Gguimaresh.

36-vjeçari  Evra gjatë karrierës së tij, përveç me Olimpikun e Marsejës kishte luajtur edhe me Monakon, Mançester  Junajtedin dhe Juventusin.

Leave a Reply